12:41:43 2016-04-24
Portali „Shtegu.com“ solidarizohet me Zhurnal.mk pas kërcënimeve në adresë të redaksisë dhe pronarit të saj.
„Shtegu.com“ dënon ashpër këtë kërcënim dhe kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit që të marrin masa për ndriçimin e rastit, në mënyrë që kërcënuesi të përballet me ligjin. „Shtegu.com“ në bashkëpunim me Zhurnal.mk rikujton se kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe nuk do të arrijnë ta ndalin fjalën e lirë për ngjarjet me interes publik.

