Zhurnal kërcënohet pas publikimit të inicialeve të bashkëpunëtorëve të Bozhinovskit!
12:28:37 2016-04-24
Lajmi mbi bashkëpunëtorët e Zoran Bozhinovskit gazetarit maqedonas i cili qëndronte në Serbi dhe i cili u arrestua ditë më parë në Novi Sad për t’u ekstraduar më pas në Maqedoni pas një fletaresti ndërkombëtar bëri shumë bujë në opinionin shqiptarë, njofton Zhurnal.
Fakti se në këtë lajm u zbuluan inicialet e atyre që kishin bashkëpunuar me gazetarin Zoran Bozhinovski për të diskredituar personalitete të njohura shqiptare në Maqedoni dhe që Zhurnal i pari mësoi dhe publikoi të njejtin u pa si therrë në sy nga ato që kishin si thotë populli ‚mizën nën kapuq‘.
Agjencia e lajmeve Zhurnal dhe drejtuesit e saj tashmë disa ditë janë nën kërcënime të vazhdueshme nga persona të ndryshëm vetëm për faktin se publikoi lajmin bashkë me inicialet (persona të njohur për redaksinë) burime të sigurta, pasi që është marrë në pyetje Bozhinovskin i cili kishte zbuluar vet bashkëpunëtorët derisa vet qëndron në paraburgim në burgun e Shutkës.
Kërcënimet dhe fyerjet që vijnë nga shumë “thirje telefonike me numra anonime” kanë të bëjnë për shkak të artikullit të botuar në portalin zhurnal.mk me titull “Zhurnal mëson: „Zoran Bozhinovski denoncon disa shqiptarë si bashkëpunëtorë” linku: http://www.zhurnal.mk/content/?id=164231656388
Me këtë rast, zhurnal.mk dëshiron t’i bëjë me dije këtyre personave dhe cilit do tjetër që merr guxim për të sulmuar punën profesionale dhe median e lirë në Maqedoni, e sidomos Agjencinë e lajmeve “Zhurnal” se gabohet rëndë.
Njëherësh këta persona dhe këto kërcënime do ti paraqesim në polici prej ku do të kërkohet llogari në rrugën gjyqësore të këtij rasti.
Ky rast dhe jo vetëm ky, tregojnë dhe dëshmojnë se sa i rrezikshëm është bërë profesioni i gazetarit në Maqedoni.
I bëjmë me dije këtyre far „trimave“i dhe gjithë atyre që mundohen të ngrenë dorë ndaj medias së lirë se e vërteta është shumë e hidhur dhe s’mund të kapërdihet lehtë.
“Zhurnal” sikur deri më tani por edhe në të ardhmen në mënyrë profesionale dhe me argumente të qarta ka publikuar të vërtetën dhe konfirmon se edhe në të ardhmen do të jetë vetëm zëri i së vërtetës dhe zëri i qytetarëve i dhemb ose jo kjo e vërtetë dikujt.