Gjermanët ndryshojnë paragjykimet: A guxojmë të shkojmë në Shqipëri ?

Date:

07:03:49        2016-02-01

 

 

 

Një grup turistësh gjermanë, të udhëhequr nga ciceroni gjerman Gerd Baumann, para pak kohësh ishte për një vizitë dhjetëditore në Shqipëri. Përpos kësaj, grupi vizitoi edhe qytetin e Ohrit në Maqedoni.
Shumica e pjesëmarrësve në këtë udhëtim, më parë kishin dëgjuar fjalitë: „Shqipëria, pse, vallë mund të shkohet në atë vend?“, apo „Shqipëria, a nuk është vend i rrezikshëm?“

 

gjermani

Dr. Ludger Feldmann

 

 
Por, të gjithë mysafirët për çdo ditë e më tepër befasosheshin në aspektin pozitiv, mbi bukuritë e rralla të vendit, ndërsa arsyeja se përse ky vend është aq i panjohur për të hujat, ka qenë izolimi i tërësishëm i vendit nga regjimi komunist. Atje ka shumë e shumë lokalitete arkeologjike për t`i vizituar, por edhe monumente të lashtë, kisha, xhami e manastire të ndryshëm, shkruan „RP Online“, njofton „Shtegu.com“. Pejsazhet e bukura malore dhe plazhet e mrekullueshëm të bregdetit Adriatik, sikur ju presin me padurim. Njohësi i Shqipërisë Dr. Ludger Feldmann, shkruan: „Shqiptarët janë një popull shumë mikpritës. Ndaj të huajve janë të hapur dhe të sjellshëm. Çdo i huaj mund të shetitet lirshëm nëpër vend“, ka përfunduar Dr. Ludger Feldmann.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...