Ndërpritet procesi gjyqësor ndaj kosovarit që e humbi nipin në aksident

Date:

06:57:15          2016-02-01

 

 

 

Procesi gjyqësor në Neu-Ulm të Gjermanisë, ndaj një kosovari, si i akuzuari kryesor për aksidentin në komunikacion, është ndërprerë. Para gjykatës, i akuzuari dhe viktima kanë dhënë deklarata të ndryshme, ndërsa tashmë pritet ekspertiza e mëtutjeshme e gjykatës

 

 

Procesi gjyqësor pranë Gjykatës rajonale në Neu-Ulm, lidhur me një aksident vdekjeprurës, në autostradën në afërsi të Hittistetten, në muajin maj të vitit të kaluar, javën e kaluar është ndërprerë pas vetëm dy orë seance, pasi kosovari i akuzuar 31-vjeçar dhe një pjesëmarrëse në aksident, në rolin e dëshmitares, kanë dhënë deklarata të ndryshme, shkruan „Aaugsburger Allgemeine“, njofton „Shtegu.com“. Në seancën e radhës gjykata do të marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë. Kosovarin akuza e ngarkon, pasi më 19 maj, ai kishte dashur të shkojë tek ish punëdhënësi i tij për të biseduar edhe një herë për punën e tij si kopshtar. Në Mercedesin e tij, kanë qenë të ulur edhe tre bashkëkombas të tij të moshës 25-, deri 30-vjeçare. Sipas prokurorit, ai ka qenë duke vozitur shumë shpejt dhe me këtë rast ka shkaktuar një aksident, me një shtetase 23-vjeçare gjermane, e cila ka qenë duke shkuar për në punë, me ç`rast janë përplasur Mercedesi dhe vetura e gjermanes „Micra“, ndërsa si pasojë, nga Mercedesi ka vdekur një person, farefis i kosovarit, i cili ka dalë nga vetura përmes dritares.

 

 

Deri më tani mbetet e paqartë nëse viktima 25-vjeçare ka pasur rripin e sigurisë. Në këtë aksident janë lënduar rëndë që të gjithë katër personat e tjerë. I akuzuari ka pohuar se ai nuk e ka prekur Micrën, por e kundërta.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...