Infermierja angazhon dy kosovarë për të plaçkitur çiftin e moshuar zviceran

38 Lexime

09:59:19         2016-02-02

 

 

 

Në shtëpinë e pleqve ajo kishte vjedhur dhe e kishte kurdisur një plaçkitje me dy hajna. Infermierja tashmë përsëri do të vuajë dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muaj.

 

 

Aktualisht, përkujdesësja 54-vjeçare nga regjioni Bülach në Zvicër, para dhjetë vitesh ishte dënuar me tre vite e gjysmë burg nga Gjykata e rrethit në Cyrih. Zviceranja me prejardhje nga Ballkani, e kishte kurdisur një plaçkitje brutale ndaj një çifti pleqësh bashkëshortor, për të cilët përkujdesej personalisht.

 

 

E akuzuara kishte pasur njohuri se çifti i moshuar, në shtëpinë e tyre, në dy arka të ndryshme kishte kursyer më shumë se njëqindmijë franga zvicerane. Për të arritur deri te të hollat, ajo i kishte angazhuar dy shqiptarë nga Kosova, të armatosur me pistoleta, të cilët i kishte përvjedhur me një çels të natës në banesën e të dëmtuarve, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Dy plaçkitësit e kishin zgjuar brutalisht plakën 77-vjeçare, duke e nxjerrë nga shtrati dhe duke e lidhur përtokë. Me njërën arkë, dueti kosovar kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes, por shumë shpejt u hetua nga policia. Së bashku me ta edhe bashkëpunëtorja tradhtare.

 

 

Vendimi i ashpër i gjykatës, nuk kishte të bëjë vetëm me besimin e keqpërdorur, por ajo edhe më herët kishte plaçkitur shtëpi të ndryshme të pleqve nëpër Kantonin e Cyrihut, me ç`rast kishte vjedhur stoli të shumta dhe të holla në shuma të larta.

 

 

Tashmë, ajo sërish do të duhet të vuajë dënim me burg, për shkak të mashtrimit lidhur me seukestrimet gjyqësore. Pas shqiptimit të vendimit të atëhershëm, ajo sërish kishte filluar të punojë ilegalisht si përkujdesëse, më tepër se dy vite e gjysmë në Berner Seeland, edhe pse gjykata ia kishte ndaluar ushtrimin e këtij profesioni, duke arritur një pagë mujore prej 6.300 frangash.

 

 

Por në Entin e detyrimit gjyqësor, ajo kishte deklaruar se nuk është e punësuar dhe se nuk merr të ardhura. Me këto gënjeshtra, ajo i kishte marrë nga debitorë të ndryshëm rreth 23.460 franga. Përpos kësaj, ajo kishte marrë edhe një pension mujor invalidor prej 2.178 frangash dhe sipas akuzës, e kishte dëmtuar arkën e shteit për 43.500 franga.

 

 

Në këtë mënyrë, gjykata e ka dënuar me gjashtë muaj burg të pakushtëzuar, që do të thotë se ajo sërish duhet të shkojë prapa grilave, ndërsa duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore prej një mijë frangave. E dënuara nuk e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.