Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

Date:

PËR SHQIPËRINË

Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire,
edhe gurët flasin përplot trimëri,
në çdo pëllëmbë të tokës tonë të shenjtë
fle një kujtim, një plagë, një histori.

N’malet e Sharrit deri në kufi,
n’Dardani, në zemrën Arbërore,
copëzat e tua të shpërndara në Europë,
mbajnë në shpirt pranë emrin tuaj: Shqipëri.

E ndarë n’kufij, e shpërndarë nga furtunat,
t’morën toka e të parëve,
por gjaku ynë nuk njeh kufi e mure,
as zemra e kombit nuk ndahet n’mes shqiptarëve.

Kudo që jemi, në çdo anë të botës,
lartësojmë flamur kuq e zi;
dhe kur dëgjojmë emrin tënd, Shqipëri,
zemra na rreh më fort, me dashuri.

Shqipëri, pse trembesh nga ligësitë,
kur bijtë e tu të mbajnë në zemër gjallë;
edhe pse bota na shpërndan në mijëra anë,
prapë ne jemi një komb, me një gjuhë, e besë, e me një fjalë.

Le t’i bashkojmë copëzat tek trungu,
që mos t’mbetet vëllai larg vëllait;
se Shqipëri, nuk je thjesht një tokë—
je shpirti ynë, gjaku ynë dhe dhimbja n’lotë.

Dhe nëse një ditë pyet bota:
“Çfarë ju mban kaq fort të bashkuar?”
Thuaj:Dhurata e Zotit: gjuha, gjaku dhe flamuri,
dhe një Atdhe që s’mbeti i harruar.

Shqipëri, emri yt qoftë kurorë e dritë,
mbi qiell, mbi det, e mbi çdo shtëpi;
se sa të ketë shqiptar që të thotë “Nënë”,
do të rrojë përjetë emri yt, o— Shqipëri!

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA!

Poezi: HEU, NDIZET FLAKË SHQIPËRIA! E mjera Shqipëri, në flakë e...

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...