Nuk jeni vetëm: shërbime falas dhe konfidenciale pranë jush

Date:

  • Zvicra nisë një fushatë parandaluese
    Zyra Federale për Barazi të Gruas dhe Burrit (EBG) ka nisur një fushatë parandaluese
    kundër dhunës në familje, dhunës së seksualizuar dhe dhunës me bazë gjinore.
    Fushata, që zhvillohet nën patronatin e Ministres Federale Elisabeth Baume-Schneider,
    mbështetet nga një aleancë e gjerë kantonesh, komunash dhe OJQ-sh.
    Fjala është për një fushatë që synon të bëjë të dukshme faktin se dhuna në familje
    shpesh zhvillohet në mënyrë të heshtur. Ajo fillon me sjellje të vogla, të përsëritura, që
    forcojnë pabarazitë e pushtetit dhe dobësojnë respektin. Fushata tërheq gjithashtu
    vëmendjen se mund të kërkohet ndihmë edhe kur ende nuk është kryer ndonjë vepër
    penale. Qëllimi është të veprohet herët dhe të parandalohet dhuna fizike.
    Barazia e parandalon dhunën
    Secili prej nesh mund të bëjë diçka kundër dhunës. Kjo mund të bëhet kur ne
    kundërshtojmë të na nënçmojnë, duke reaguar kur shohim të tjerët të ngacmohen dhe
    duke ndërtuar marrëdhënie të bazuara në respekt dhe barazi. Dhuna nuk fillon patjetër
    me goditje. Ajo fillon ngadalë, me gjeste të përditshme, me komente ose qëndrime fyese që e vënë tjetrin nën presion.
    Ndonjëherë nuk e vërejmë menjëherë se diçka nuk shkon. Ne përshtatemi, minimizojmë
    situatën ose heshtim. Por ka shenja që tregojnë se një marrëdhënie është e
    paekuilibruar, se frika ka filluar të zëvendësojë respektin. T’i njohësh këto shenja është
    hapi i parë drejt veprimit dhe kërkimit të ndihmës.
    Shembujt e mëposhtëm tregojnë forma të dhunës që shpesh mbeten të padukshme, por
    që lëndojnë po aq shumë. Nëse i njeh këto shenja, mos prit. Kërko ndihmë!
    1) AI BËRTET. TI HESHT.
    Ai bërtet menjëherë sa herë që nuk jam e një mendimi me të. Prandaj unë hesht.
    Askush nuk duhet të ketë frikë në një marrëdhënie. Kur dikush bërtet për të ushtruar
    presion dhe tjetri hesht për të shmangur problemet, kjo është po ashtu një formë dhune.
    Nëse ndien se nuk mund të flasësh lirshëm apo të shprehësh mendimin tënd, është e
    rëndësishme të kërkosh ndihmë.
    2) AI E DI SE KU JE. GJITHMONË.
    Ai thotë se ngaqë më do, duhet gjithmonë të dijë ku jam dhe me kë jam. Unë ia them,
    sepse përndryshe zemërohet.
  • Të kontrollosh vazhdimisht se ku ndodhet tjetri nuk është shenjë dashurie, por një formë
    mbikëqyrjeje. Një marrëdhënie duhet të bazohet në besim, jo në kontroll. Nëse ke
    përshtypjen se po të ndjekin ose po të mbikëqyrin, mos hezito të flasësh dhe të kërkosh
    ndihmë.
    3) MJAFTOHET NJË SHIKIM. DHE TI HESHT.
    Heshtja nga frika nuk është normale. Kur një shikim mjafton për të bërë dike të heshtë,
    kjo tregon një raport të pabarabartë pushteti që e pengon personin të shprehet dhe e
    ushqen frikën. Edhe pa britma apo ofendime, një nënçmim i tillë është formë dhune.
    Askush nuk duhet të ndihet i frikësuar nga partneri apo partnerja e tij. Nëse ke frikë nga
    zemërimi i tjetrit, fol me një qendër këshillimi ose me një person të besuar. Thyerja e
    heshtjes është vendimtare.
    4) TI THUA JO. AI DËGJON PO.
    Një “Jo” duhet të respektohet gjithmonë, në çdo situatë. Këmbëngulja, detyrimi apo
    injorimi i refuzimit nuk janë të pranueshme. Pëlqimi i detyruar nuk është pëlqim. Ai duhet
    të jetë i qartë, i lirë dhe pa presion.
    Nëse “Jo”-ja jote nuk dëgjohet, dije se nuk je vetëm. Profesionistët janë aty për të
    mbështetur me besueshmëri të plotë.
    5) KUFIJT E TIJ VLEJNË. TË TUTË JO.
    Kur në një marrëdhënie merren parasysh vetëm
    gjithmonë të përshtatet, kjo është shenjë pabarazie. Me kohë, besimi zhduket dhe
    harrohet fakti se nevojat e tua janë po aq të rëndësishme.
    Një marrëdhënie e shëndetshme duhet të sigurojë që të dy partnerët respektohen. Nëse
    vëren se kufijtë e tu po shkelen, është e rëndësishme të flasësh me një person të besuar
    dhe të kërkosh mbështetje.
    6) SHAKATË BËHEN NË KURRIZ TËND. GJITHMONË.
    Që prej se jam deklaruar hapur, dëgjoj vazhdoj të dëgjoj komente. Dhe edhe nëse unë
    reagoj, thotë: “është vetëm shaka”.
    Shakatë në kurriz të dikujt, edhe kur duken të padëmshme, janë një formë dhune kur
    prekin gjithmonë të njëjtin person, e nënçmojnë apo e turpërojnë.
    Askush nuk e meriton të përqeshet, as në publik e as në shtëpi. Ka shërbime që ofrojnë
    mbështetje me besueshmëri.
    Ndihmë dhe mbështetje për të gjithë
    Nëse ke përshtypjen se dikush në rrethin tënd po përjeton dhunë, sugjeroji të flisni për
    këtë. Mos hezito të kërkosh ndihmë nëse sheh dikë që ofendohet, nënçmohet ose
    ngacmohet. Dhe nëse vetë je i prekur, dije se nuk je i vetëm. Ka oferta për viktimat, për
    personat që ushtrojnë dhunë dhe për familjarët. Këto janë në besueshmëri, të sigurta
    dhe falas. Për ndihmë dhe mbështetje do të gjeni oferta këshilluese për çdo situatë
    Shërbimet e mbështetjes në këtë faqe funksionojnë në nivel kombëtar ose rajonal. Ja
    disa shembuj:
    1) Qendrat e ndihmës për viktimat në afërsinë tënde: Të gjitha kantonet kanë
    qendra zyrtare për mbështetjen e viktimave. Këto qendra ndihmojnë dhe
    këshillojnë njerëzit në Zvicër që kanë qenë viktima të dhunës. Shërbimet janë
    falas, në besueshmëri dhe, nëse dëshirohet, anonime. https://www.opferhilfe-
    schweiz.ch/de/
    2) Këshillim online përmes Chat në 13 gjuhë: Platforma «Violence que faire» në
    Zvicrën perëndimore dhe qendrat e mbështetjes së viktimave në Zvicrën
    gjermanishtfolëse ofrojnë këshilla konfidenciale, anonime dhe profesionale për
    personat që janë bërë viktima të dhunës dhe të afërmit e tyre, qoftë në internet
    apo nëpërmjet bisedës. https://www.violencequefaire.ch/
    3) Shtëpi-strehëzat e grave dhe burrave: Strehëzat për gra dhe burra ofrojnë
    mbrojtje, këshilla, ndihmë dhe mbështetje për gratë, burrat, fëmijët dhe të rinjtë
    që duan të shpëtojnë nga një situatë e dhunshme ose që janë në rrezik të
    4) Ndihmë e menjëhershme për dhunë seksuale: Personat që kanë qenë viktima të
    dhunës seksuale duhet të kërkojnë ndihmë urgjente sa më shpejt të jetë e
    Kjo përmbajtje është zhvilluar me mbështetjen e Zyrës Federale për Barazi të
    Gruas dhe Burrit (EBG).

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...