Kasami marshon në Tregun e Tetovës: Dalim ballëhapur para qytetarëve

Date:

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh kandidat për vazhdimin e mandatit, Bilall Kasami, bashkë me bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it, Albi Qamilin, si dhe aktivistë e përkrahës të koalicionit, marshoi sot në Tregun e Tetovës për të takuar qytetarët.

Gjatë bashkëbisedimeve, Kasami tha se prezantoi punët e realizuara deri më tani dhe planet e mëdha për të ardhmen, ndërsa dëgjoi nga afër sfidat dhe prioritetet e qytetarëve.

“Pas 4 vitesh punë dhe përkushtim, dalim ballëhapur para qytetarëve me kërkesën që t’i japin vazhdimësi transformimit të Tetovës. Në çdo cep të komunës sonë jehon NJË ZË, zëri për Tetovën që ecën përpara, drejt Kapitullit të Dytë të zhvillimit. Tetova s’ndalet!”, u shpreh Kasami pas marshimit në Tregun e Tetovës. (Tetova1)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...