VLEN: Qytetarët flasin me “një zë”, dhe ky është numri 7

Date:

Numri 7 është numri i VLEN-it në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ky nuk është thjesht një numër, është shenjë e fatit, e përmbushjes dhe e ndryshimit që nuk ndalet më. Ashtu si 7 ditët e javës që e mbajnë jetën në ritëm, edhe 7-a e VLEN-it do të sjellë një epokë të re për qytetarët tanë, çdo ditë dhe çdo javë të vitit. Kështu thuhet në njoftimin e VLEN-it, ndërsa kanë promovuar sloganin “Një zë”.

“Me sloganin tonë ‘NJË ZË’, ne i bashkojmë të gjitha zërat e qytetarëve në një forcë të vetme që do ta përmbysë korrupsionin, padrejtësinë dhe stagnimin. ‘NJË ZË’ është zëri i shqiptarëve, i rinisë, i grave, i punëtorëve, i diasporës dhe i çdo qytetari që kërkon barazi dhe dinjitet.
7 është vendimi i drejtë. 7 është rruga e ndryshimit. 7 është fitorja”, thuhet në njoftim.

Më 19 tetor, thonë në VLEN, qytetarët do të flasin me NJË ZË, dhe ky zë është numri 7.

“VLEN është zëri i ndryshimit. VLEN është zëri yt. Më 19 tetor, votoni NJË ZË, votoni numrin 7! Dhe ky zë do të jetë i fortë, i qartë dhe i pandalshëm”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...