Izet Mexhiti me informata më të fundit për xhaminë në Fushë Topanë

Date:

Politikani nga radhët e VLEN-it Izet Mexhiti, në një postim në Facebook ka njoftuar për risitë lidhur me xhaminë e re që po ndërtohet në Fushë Topanë të Shkupit. Ja edhe postimi i tij i plotë:
„Në Fushë Tophanë po ndërtohet xhamia më e madhe në Maqedoni, një monument i arkitekturës moderne dhe shpirtërore, që do të bëhet qendra e besimit për mijëra besimtarë.
Hapja e saj është planifikuar në shkurt 2026, para muajit të shenjtë të ramazanit, ku besimtarët do të kenë mundësinë të falin edhe namazin e Bajramit të Ramazanit në këtë xhami madhështore.
Xhamia do të ketë kapacitet për mbi 3000 besimtarë, me hapësirë prej 1500 m² brenda dhe 1500 m² jashtë. Përveç kësaj, objekti do të përfshijë edhe një amfiteatër, 24 zyra funksionale dhe parkim nëntokësor, duke ofruar kushte moderne dhe funksionale për besimtarët dhe vizitorët.
Kjo xhami madhështore do ta zbukurojë Çairin dhe Shkupin, duke mbetur një vlerë e përjetshme për brezat e ardhshëm.
Urime!“

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...