Veturë misterioze e kosovarit në autostradën zvicerane

Date:

dieser-peugeot-wurde-einfach-auf-dem-pannenstreifen-abgestellt-
Pak para mesnatës së të hënës, persona të panjohur kanë vendosur veturën austriake nga Oberösterreich, në korsinë emergjente të autostradës A3 tek lokacioni Schinznach-Bad në Zvicër. Patrulla e alarmuar e policisë kantonale arriti në vendin e ngjarjes, por nuk hasi në ndonjë person.
Rreth orës 00.15 së të hënës, policia zvicerane kishte pranuar një thirrje telefonike për të hetuar lidhur me një veturë austriake, e vendosur në korsinë emergjente. Sipas një komunikate të policisë, vetura është gjetur para tunelit Habsburg në rrethinën e Schinznach-Bad, drejtimi Cyrih. Vetura e kaltërt e llojit „Peugeot“ me autotarga austriake ka qenë e mbyllur, ndërsa nuk është takuar asnjë person. Sqarimet e mëtutjeshme nuk sollën të reja për policinë. Në veturë, policia gjeti një letërnjoftim, me emrin e një kosovari të gjinisë mashkullore. Rrethanat e sakta dhe identiteti i personit do të hetohen hollësisht nga policia. Personat të cilët kanë ndonjë njohuri lidhur me rastin mund ta kontaktojnë policinë kantonale në qytetin Brugg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...