Trafikanti ngatërron heroinin me heroinën

Date:

Policia zvicerane ka arrestuar të enjten një person në aeroportin e Cyrihut, i dyshuar si trafikant i lëndëve narkotike dhe i cili nëpër Zvicër ka kaluar tranzit.

 
Shtetasi portugez (39) ka qenë duke udhëtuar nga São Paulo për në Cyrih, për të vazhduar më tej për Athinë. Në zonën tranzitore të aeroportit, policia e kishte vërejtur se ai nuk kishte shjellje të zakonshme, duke e nënshtruar në kontroll.

 
Gjatë kontrollit të valixhes, policët kishin gjetur disa çanta të vogla, në të cilat ka qenë i fshehur kokaini.

 
Gjatë fshehjes së drogës, i dyshuari si duket nuk i ka dhënë shumë rëndësi mbishkrimit të çantave, duke e futur kokainën në çantat me mbishkrimin „heroin“ që në përkthim nga frengjishtja do të thotë një grua heroinë. Ndoshta ai ka dashur t`i hutojë të tjerët se është duke kontrabanduar heroin.

 
Sasia e drogës së gjetur është në mes katër e pesë kilogramë, ndërsa ai i është dorëzuar Prokurorisë shtetërore, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 

10:49:34       2015-12-11

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...