Çdokush mund të bëjë selfie me Shaqirin të dielën në Bernë

Date:

„Jeder Rappen zählt“ (Çdo cent i vetëm ka vlerë) është një organizim i Radio televizionit shtetëror zviceran (SRF), i cili ka për qëllim grumbullimin e ndihmave për qëllime bamirësie. Për herë të parë ishte organizuar në vitin 2009, kur gjatë këtij evenimenti ishin tubuar mbi nëntë milionë franga zvicerane, dedikuar të prekurve nga sëmundja e malarjes. Gjatë këtij viti, organizimi iu është kushtuar të rinjve në nevojë, ndërsa është paraparë që të vijnë edhe personalitete të ndryshëm. Në mesin e tyre, më 13 dhjetor, në redaksinë e imrovizuar që është vendosur në sheshin e Konfederatës zvicerane në Bernë, do të vijë edhe futbollisti kosovar, i cili ëndrrat i bënë realitet: Xherdan Shaqiri do të jetë të dielën në Bernë, për selfiet e juaja, pyetjet e juaja dhe për të rinjë në nevojë. Fuqiplotë, xhuxhimaxhuxh apo thjeshtë „Shaq-Attack“ – Xherdan Shaqiri është një person me shumë emra. Por një gjë është e qartë: Njëzetekatërvjeçari kosovar është një talent absolutisht i jashtzakonshëm. Dhe: Ai do të vijë në Bern, në „Jeder Rappen zählt“, shkruan „SRF“, njofton „Shtegu.com“!

 

 

 

Për një çast, pasditen e së dielës më 13 dhjetor, Xherdan Shaqiri nuk do të shënojë gola, por do të bëjë foto. Për një donacion prej së paku dhjetë frangash, ju mund të bëni së bashku me te një selfie përkujtimi. Përpos kësaj, ju do të mund edhe t`i parashtroni pyetje të ndryshme.

 

 

Xherdani në Bernë do të jetë nga ora 15.00.

 

 

Ja edhe porosia e Shaqirit për këtë manifestim:

 

 

 

09:51:39       2015-12-11

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...