LAJM I FUNDIT: Gjykata Federale zvicerane lejon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla
Gjykata Federale e Zvicrës, gjatë të premtes ka vendosur t`i lejojë një vajze nga Bosnja mbajtjen e shamisë gjatë orëve të mësimit, në një shkollë zvicerane në St. Margarethen, qytet ky i cili ishte ankuar para kësaj gjykate.
Një nxënëse boshnjake e lindur në vitin 2001, mund të shkojë në shkollë me shami, në qytetit St. Margrethen SG. Gjykata federale zvicerane e ka refuzuar ankesën e shkollës, e cila ia kishte ndaluar vajzës mbajtjen e shamisë.
Gjykata federale ka konkluduar se ekzistojnë bazat juridike për tu ndaluar mbajtja e shamisë. Për tu zbatuar një ndalesë, duhet plotësuar disa kushte, pasi me ndalesën e mbajtjes së shamisë në baza fetare, kufizohet liria e të besuarit dhe ndërgjegjes. Në St. Margrethen nuk ka elemente juridike për një ndalesë të tillë.
Gjykatësit kanë deklaruar se nuk është në interes publik që të justifikojë ndalesën e shamisë. Me mbajtjen e shamisë nuk do të thotë se pengohet mbatja e orëve të mësimit apo disiplina dobësohet. Në këtë drejtim është marrë parasysh edhe fakti se shamia nuk e rrezikon paqen, kështu që me rëndësi është që vajza ta vijojë mësimin.
Federata e Organizatave islame në Zvicër (FIDS), ka reaguar pozitivisht ndaj këtij vendimi, ndërsa zëdhënësi i saj, Önder Dünes ka pohuar: „Ai i cili mendon se mbajtja e shamisë nuk ka të bëje aspak me të drejtat e njeriut dhe se nuk ka të bëjë asgjë më fenë, gabon rëndë“, deklaron ai për Agjencinë telegrafike zvicerane SDA, transmeton „Shtegu.com“.
Nga ana tjetër, shkolla në fjalë ka reaguar negativisht lidhur me vendimin, pasi ajo shaminë e sheh si një pengesë për tu integruar. Gjykata federale e ka vlerësuar më tepër lirinë individuale të besimit, se sa një integrim të suksesshëm, ka shkruar në një komunikatë shkolla.
Drejtoria e saj, edhe më tej mendon se mbajtja e shamisë islamike që nga fëmijëria, „është simbol i interpretimit fundamentalist të Islamit dhe njëherit, pengesë e integrimit“.
Përderisa babai i vajzës, Emir T., ka shprehur gëzimin e tij, politikani lokal Mike Egger, është tmerruar nga vendimi, duke potencuar se shkolla është një vend neutral. „Në shtëpi apo gjatë kohës së lirë, çdokush munë të bëjë çfarë të dojë, por në shkollë të gjithë duhet të trajtohen të njëjtë“, ka pohuar ai.
09:18:34 2015-12-12