Zvicër: Kompania e udhëtimeve me autobus kontrabandoi 620 kilogramë marihuanë

Date:

Dy persona nga Kosova kontrabanduan gjysmë tonelate marihuanë me vlerë rreth 90 000 franga në Zvicër – duke përdorur autobusët e tyre


Dy vëllezër dhe bashkëpunëtorët e tyre të dyshuar janë në gjyq për një nga çështjet më të rëndësishme të trafikut të drogës deri më sot. Ata mësohet se kanë kontrabanduar gjysmë tonelate marihuanë në Zvicër.
Ata përdorën si mjete transporti autobusë nga kompania e tyre në Rothrist.


Në një udhëtim nga Spanja në Rothrist, një nga autobusët turistik të kompanisë u ndalua menjëherë pas kufirit zviceran. Oficerët zbuluan mbi 110 kilogramë kanabis në një mur të fshehur të rimorkios. Por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut.


Sipas aktakuzës, ky nuk ishte zbulimi i parë i drogës në autobusët e vëllezërve. Gjithsej 620 kilogramë marihuanë thuhet se janë transportuar nga Spanja në Zvicër në gjashtë udhëtime brenda katër muajve. Me një vlerë malli mbi 90 000 franga. Për këtë raporton “Argovia Today”, transmeton portali Shtegu.
Dy nga katër të pandehurit janë tashmë në paraburgim. Njëri prej tyre pranon se ka qenë i përfshirë në transportin e marihuanës.


Megjithatë, tre të tjerët pretendojnë se nuk dinin asgjë për transportin e drogës.
Katër të pandehurit nga Kosova përballen me disa vite burg dhe dëbim nga vendi. Gjykata e Qarkut Zofingen do të vazhdojë gjykimin javën e ardhshme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...