Gjermani: Shefi nuk ua jep rrogat, ia marrin kamionin

Date:

Policia gjermane ka arrestuar të enjten dy plaçkitës të një kamioni: Një shtetas 23-vjeçar maqedonas dhe një kosovar 37-vjeçar. Që të dy kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani.

 

 

Ata kishin ardhur në Gjermani para disa muajsh pa viza të rregullta, kanë punuar pa leje të rregullt pune dhe pa sigurim të punës tek një pronar i kamionëve në kantieret në rrethinën e Neu-Ulmit. Pasi shefi nuk ua kishte paguar pagat e tyre të punës ilegale, ata ia kishin marrë kamionin në vlerë prej 7.500 eurosh si peng, shkruan „swp.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Më në fund, kamioni ishte gjetur të enjten rreth orës 08.00, ndërsa nga ora 10.00, plaçkitësit ishin arrestuar. Pas marrjes në pyetje nga prokuroria, që të dy janë urdhëruar që të largohen nga Gjermania. Ata i pret një procedurë penale, ndër të tjera, për shkak të plaçkitjes dhe punë ilegale. Nga ana tjetër, punëdhënësi 40-vjeçar do të duhet të përgjigjet për trafikim të të huajve, ndihmesë në qëndrimin ilegal të të huajve, si dhe angazhim të punëtorëve ilegalë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...