Këshilli qendror islamik para Gjykatës federale zvicerane

Date:

Gjykata federale zvicerane, të mërkurën ka shqyrtuar publikisht një ankesë të Këshillit qendror islamik zviceran (IZRS). Bëhet fjalë për një leje të refuzuar për mbajtjen e konferencës vjetore, më 29 nëntor 2014 në lokalet e „Forum“ Friburg.

 

Prokurori i rrethit Saane ka argumentuar vendimin negativ me arsyetimin se IZRS nuk ka paraqitur listë definitive për debatuesit në konferencë. Që nga paraqitja e kërkesës në qershor të vitit të kaluar, lista e debatuesve kishte ndryshuar pothuajse tërësisht.

 

Në vazhdim të arsyetimit, më tej thuhet se është paraqitur frikë nga kundër-demonstrata dhe trazira të tjera eventuale, shkruan „Tagblatt“, njofton „Shtegu.com“. Për shkak të rrezikut për prishjen e qetësisë publike, ishte kufizuar liria e tubimit dhe bashkimit.

 

Ankesën kundër këtij vendimi, Gjykata kantonale e Friburgut e kishte refuzuar më 25 nëntor të vitit të kaluar.

 

Por, IZRS nuk është ndalur të vazhdojë betejën. Në prill të vitit të kaluar, Gjykata kushtetuese gjithashtu nuk e kishte shqyrtuar ankesën e IZRS, ndërsa gjatë kësaj pranvere, Komuna St. Marghreten SG nuk i kishte dhënë leje për ngritjen e një info standi, për fushatën „Myslimani – Krenar dhe i lirë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...