Shkolla profesionale teknike gjermane do të bashkëpunojë me Universitetin e Mitrovicës
Në vitin 2018, në Gjermani do të mbyllet edhe miniera e fundit. Por, kjo nuk do të thotë se Shkolla profesionale teknike „THF Georg Agricola“ nuk do të ketë më bazë për punë. Inxhinierët dhe teknikët menaxhues të biznesit do të jenë të nevojshëm si në Gjermani, po ashtu edhe më gjerë. Me këtë rast, THF është duke e intensifikuar bashkëpunimin me Universitetin e Mitrovicës.
„Kosova është një vend me pasuri të mëdha, por atje mungon teknologjia bashkëkohore dhe profesionalizmi, që të mund të përfitohet nga pasuritë natyrore“, deklaron Prof. Dr. Jürgen Kretschmann, kryetari TFH, për „Der Westen“, njofton „Shtegu.com“. „Që nga momenti kur me Universitetin e Mitrovicës do të përmirësojmë profesionalizimin e inxhinerëve në vend, do të krijojmë perspektiva të reja për të rinjtë dhe kushtet për të ndërtuar një industri të pasurive burimore.
Para së gjithash, për shkak të papunësisë së madhe, tensioneve të lartë ndëretnike e sociale, të rinjtë kosovarë nuk shohin kurrfarë perpsektive në vend. Bashkëpunimi ndëruniversitar mes TFH dhe Universitetit të Mitrovicës do të jenë një argument i fortë për të qëndruar në vend. Të dyja palët kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të krijuar një bashkëpunim të të dyja palëve. Në të ardhmen, ato do të këmbejnë studentë, nxënës dhe ligjëruesit, ndërsa Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë e ka përkrahur bashkëpunimin.