Rritet dënimi i bankierit zviceran i cili deshi të vrsite bashkëshorten me ndihmën e kosovarëve

Date:

Bankieri 58-vjeçar zviceran, i cili me ndihmën e tre kosovarëve deshi ta vrasë bashkëshorten e tij në muajin shkurt të vitit 2012 në Chêne-Bougeries të Gjenevës, gjatë të premtes është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata administrative e apelit, në krahasim me dënimin e mëparshëm të instancës së parë që e kishte dënuar me njëmbëdhjetë vite burg.

 

 

Sipas Gjykatës, bankieri zviceran e ka pasur rolin kryesor të organizimit të vrasjes, pasi ai ishte iniciator i saj. Dy vite me radhë ai kishte kërkuar bashkëpuntëorë që do ta vrisnin bashkëshorten e tij, duke mos treguar asnjëherë interes për ta ndërprerë idenë kriminele, për të cilën ai ishte iniciator.

 

 

Dy nga tre bashkëpunëtorëve të tij, gjithashtu iu rritën dënimet. Personi i angazhuar që bashkëshorten e tij ta ngulfatë gjatë kthimit të saj, duke e pritur në kopshtin e shtëpisë, është dënuar me 13 vite burg, në krahasim me njëmbëdhjetë të instancës së parë, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Ky person tridhjetëvjeçar, kishte treguar vendosmëri të madhe, duke e ngulfatur viktimën dhe duke e lënë si për të vdekur. Kushëririt të tij bashkëpjesëmarrës, gjithashtu i është rritur dënimi nga 7 në 9 vite burg.

Më në fund, sipërmarrësit kosovar i cili kishte krijuar miqësi me bankierin zviceran, nuk iu ndryshua dënimi i cili parashihte 7 vite burg. Por, gjykatësi u habitën nga veprimet e tij të pabesueshme, pasi ai ishte i integruar shkëlqyeshëm në Zvicër, pas 27 viteve në këtë vend.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...