Banorët e Maqedonisë ende të shokuar nga vdekja tragjike e foshnjes tetëmuajshe

Date:

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maqedoni të Ohio në SHBA, kur ditë më parë jetën e kishte humbur një foshnje tetëmuajshe, pasi ishte harruar në një veturë të mbyllur për dhjetë orë të tëra, pa e vërejtur askush, njoftojnë medie të shumta, njofton „Shtegu.com“. Sipas hetimeve të deritanishme, fëmija është dashur të dërgohet në një kopsht fëmijësh së bashku edhe me tre fëmijët e tjerë të familjes. Por vozitësi, në rrethana ende të paqarta, nuk e kishte vërejtur fëmijën e ulur prapa në karrige të veturës, në të cilën ka qenë i ulur fëmija.

 

 

Më pas, vozitësi e kishte dërguar veturën në shtëpi, ndërsa e njëjta veturë është përdorur edhe disa orë më vonë nga gjyshja e familjes, e cila ka shkuar në një supermarket, pa vërejtur praninë e fëmijës. Aty, vetura kishte qëndruar edhe për disa orë, me fëmijën përbrenda.

 

 

Nëna e fëmijës e kishte kuptuar mungesën e fëmijës vetëm kur e bija ishte lajmëruar nga kopshti i fëmijëve duke i treguar se fëmija nuk gjendej në kopsht. Por, për foshnjen e vogël, gjithçka kishte përfunduar. Edhe përpos ndihmës së dhënë mjekësore, ajo tashmë kishte ndërruar jetë.

 

Përndryshe, Maqedonia është një qytezë në Summit County të shtetit federal Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i saj daton aty nga fillimi i shekullit XIX, nga një citat i Biblës. „Eja përmes Maqedonisë dhe na ndihmo“. Atë e pagëzuan studentët e teologjisë nga Hudson, të cilët vinin të dielave për të kryer ritet fetare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...