Shqiptari Altin Osmani shkruan histori në futbollin zviceran

Date:

FC Köniz është përkujdesur për një senzacion të vërtetë në të gjashtëmbëdhjetën e finales së Kupës zvicerane, duke eliminuar ekipin e Ligës së parë zvicerane Grasshoppers me rezultat 3:1.
Köniz, një klub me ambicje të mëdha nga rrethina e Bernës (aktualisht garon ën Ligën e parë promovuese zvicerane), me siguri se i ka shkaktuar humbjen më të rëndë favoritit nga Cyrihu, në historinë e tij shumëvjeçare. Fituesi rekord i kupës zvicerane, GC për herë të fundit ishte eliminuar nga një ekip i rangut më të ulët në sezonin 2009/10 (0:1 kundër Lugano në të gjashtëmbëdhjetën e finales së Kupës zvicerane). Por, eliminimi nga ndonjë ekip i cili garon dy rangje më ulët, nuk i ka ndodhur që nga pjesëmarrja e parë në këto gara, para 90 vitesh.

 

 

Më meritori për këtë befasi ka qenë futbollisti shqiptar Altin Osmani, golashënues i Könizit. Avantazhin e hershëm e solli ish lojtari i Ligës së parë zvicerane, Altin Osmani, i cili shënoi nga pika e bardhë, në minutën 5`. Mysafirët arritën të barazojnë menjëherë rezultatin në minutën 7`, por më vonë vendësit kaluan sërish në avantazh, me 2:1, ndërsa fitoren spektakolare e vulosi, kush tjetër, përpos Altin Osmanit, në minutën 87`, i cili gjithashtu ka shënuar 12 gola në nëntë ndeshjet kampionale.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...