Gjeografi mysliman që përshkoi viset e Shqipërisë në shek. e XII-të

Date:

06.01.2020

Muhammed al-Idrisi (1099-1166) ishte një gjeograf i famshëm arab dhe padyshim gjeografi më i vlerësuar i Epokës së Artë Islame. Ai ka lindur në Ceuta në Afrikën e Veriut dhe thuhet se ka studiuar në Kordoba, si dhe ka udhëtuar gjerësisht në të gjithë Andaluzinë dhe Afrikën e Veriut. Për arsye të cilat janë të paqarta, ai u vendos në oborrin e Mbretit Roxher II të Sicilisë (1105-1154). Al-Idrisi hartoi në 1154 një libër gjeografie mjaft të njohur për historinë botërore në nder të mbretit Roxher II dhe e quajti librin e tij, Tabula Roxherina (Harta e Roxherit). Kjo vepër është e ndarë në shtatë zona klimatike dhe pasqyronte njohuritë e kohës për Mesdheun dhe Europën. Ajo u përfundua në vitin 1154 dhe jep disa informata të dobishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Trojet shqiptare i përfshin nën emërtimin “Rumania”, vendi i Romejve (Bizantinëve). Jep dy vargmale që zbresin nga veriu në jug: “Mali i Lezhës” (Lesu) dhe ai i Tamurasë (Tomorri) që arrin deri në Vlorë (Abluna); tre lumejtë kryesorë “Istrim” (Drin), “Dabuli” (Devolli), “Biusa” (Vjosa). Për Butrintin ai shkruan: “Qytet i pasur i populluar dhe i pajisur me shumë hambarë. Qytetet janë rreshtuar në drejtim veri-jug gjatë bregdetit., që nga Antibara (Tivar), në Dulcino, Lesu, Duras, Abluna, Kania, Himara.

Prej bregdetit shqiptar nisen rrugët kryesore transversale ballkanike: nga Durrësi ajo që nëpër “Batarla” (Petrela) çon në Ohër, Bitola (Manastir) dhe prej andej në Solun (Selanik); në Ohër ndahet dega që nëpër qytetin “Bulug” (Polog) çon në “Uskufi” (Shkupi) e për në Danub. Prej Ablunës niset rruga për “Adrinubul” (Dropull) që çon në Janinë,Kostur e viset e brendshme.” Të dhënat e Al-Idrisit na njoftojnë se trevat shqiptare përshkoheshin që herët nga një rrjet rrugësh komunikacioni dhe se vendi merrte pjesë në shkëmbime ndërkombëtare. /foltash/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...