Stjuardesa myslimane refuzon të shërbejë alkool, pezullohet nga puna

Date:

Akuza pë diskriminim

Për shumicën e udhtarëve, edhe alkooli është pjesë e fluturimit. Stjuardesa myslimane Charee Stanley, për shkak të besimit të saj, ka refuzuar t`i shërbejë udhëtarët me të. Kjo aspak nuk i kishte pëlqyer punëdhënësit të saj duke e pezulluar nga puna për dymbëdhjetë muaj.
Pasi një stjuardesë myslimane kishte refuzuar të shërbejë udhëtarët me alkool, ajo ishte pezulluar nga puna prej kompanisë ajrore „ExpressJet“, raporton „Russia Today“, ndërsa transmeton „Shtegu.com“. Dyzetvjeçarja Charee Stanley, kishte punuar tre vite për këtë kompani ajrore, para se të ndodhë incidenti.
Pezullimi nga puna vlen për dymbëdhjetë muaj, por më pas, marrëdhënia e punës mund të ndërpritet. Por, avokatja e Stanley nuk e dëshiron një gjë të tillë, duke kërkuar që klientja e saj të vazhdojë përsëri me punë në të njëjtën kompani.
Dyzetvjeçarja nga punëdhënësi i saj ndjehet e trajtuar në mënyrë shumë të padrejtë, duke e sjellë në një situatë të vështirë. „Unë besoj se nuk do të zgjedh njërin nga këto kushte, pasi edhe puna, edhe religjioni për mua janë të domosdoshme“, ka deklaruar stjuardesa.
Nga kompnia ajrore nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje më konkrete, ndërsa për rastin kanë deklaruar shkurt: „Pasi Zonja Stanley punon për ne, nuk duam që të prononcohemi për çështje që kanë të bëjnë me bashkpunëtrorët tanë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...