Feston vdekjen e Ajlanit trevjeçar, reagon policia gjermane

Date:

«Ne nuk jemi duke mbajtur zi, ne po festojmë», kishte shkruar në Facebook, një i ri gjerman lidhur me fotografinë e Ajlanit trevjeçar të mbytur në det. Por, sfiduesi gjerman nuk i kishte bërë mirë llogaritë me komunën ku ai banon: Ai u denocua rrafsh 100 herë.
Në rastin e Ajlanit trevjeçar, i cili kishte humbur jetën gjatë një aksidenti të një anijeje me refugjatë sirianë dhe të cilin valët e detit e kishin sjellë në bregdetin turk, një shtetas gjerman 26-vjeçar, të enjten e kaluar në faqen e tij „Berlin wehrt sich (Berlini në mbrojtje)“, në Facebook ka shkruar:

 

„Ne nuk jemi duke mbajtur zi, por po festojmë. Vetëm një refugjat, një refugjat më pak. Tashmë deti ka gëlltitut shumë refugjatë“
Kjo nuk e shqetësoi vetëm komunën ku ai banon, por edhe në polici kishin shkuar rrafsh 100 denoncime. E gjithë kjo nuk kaloi pa pasoja: Gjatë të shtunës, policët e kishin kontrollluar banesën e 26-vjeçarit, i cili është prind i një fëmije njëvjeçar. Me këtë rast, atij iu konfiskuan lap-topi dhe celulari, ndërsa në portalin e tij janë gjetur edhe komente të tjera raciste ndaj refugjatëve:

«Do të vijë koha që një ditë të pushkatohen të gjithë refugjatët».
«… drejt e në dhomën e gazit ju hebrenj.»

Njëzetegjashtëbjeçari edhe më herët kishte qenë i njohur për urrejtje ndëretnike. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...