Kurorëzohet perandori, Japonia do të fal gjysmë milioni kriminelë

Date:

Japonia do të fal më shumë se gjysmë milioni kriminelë “të vegjël” gjatë ceremonisë së kurorëzimit të perandorit Naruhito javën e ardhshme.

Siç raporton Kyodo News, sekretari i kabinetit, Yoshihide Suga, para gazetarëve në Tokio tha se “ne do t’i zbatojmë faljet me një politikë për të promovuar rehabilitimin shoqëror duke rritur dëshirën e kriminelëve që të rehabilitojnë veten e tyre”.

Shumica e faljeve të kriminelëve do të përfshijnë shkelësit e trafikut dhe ata që ishin përfshirë në vjedhje të vogla. Qeveria kishte praktikuar një falje të ngjashme dekada më parë në vitin 1993 gjatë ceremonisë martesore të babait të perandorit Naruhito. Megjithatë, personat që janë duke vuajtur dënimet nuk do të konsiderohen për falje./koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...