Ndërron jetë kosovari që bëri përpjekje për vetëvrasje në burgun zviceran

Date:

Sipas një deklarate të Policia Kantonale në Vaud, rreth një javë më parë, gardianët e burgut Bois-Mermet në Lozanë, gjetën një të burgosur pas një përpjekje të dukshme për të bërë vetëvrasje në dushin e burgut, shkruan “Le Matin”, informon Shtegu.com.

Shtetasi 36-vjeçar kosovar u përkujdes menjëherë nga stafi i burgut, i cili filloi një masazh kardiak deri sa të mbërrinin paramedikët. Ai u shtrua më pas në spital në një gjendje të rëndë, përpara se të vdiste në fillim të natës së martë më 15 tetor.

Meqenëse hetimi deri më tani nuk ka zbuluar prova të ndërhyrjes nga një palë tjetër, policia favorizon tezën e vetëvrasjes.

Kosovari ishte dënuar me 12 muaj burg për disa vepra penale të Kodit Penal, përfshirë vjedhjen, dëmtimin e pasurisë dhe mashtrimin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...