18.10.2019
Bota është një mister, dhe kjo gjë është e sigurt. Por ka disa gjëra që janë kaq të çuditshme dhe misterioze, sa që askush nuk ka arritur të dalë me një shpjegim për to.
Dorëshkrimi Voynich është një libër i ilustruar, i shkruar me dorë, që është në një gjuhë plotësisht të panjohur (ndoshta të krijuar). Nuk ka prova konkrete se kush e ka shkruar, kur është shkruar, ose nga ka ardhur – vetëm spekulime. Pavarësisht nga numri i madh i historianëve, kriptografëve që kanë studiuar librin, mbetet një mister deri më sot.

