Një avion në Alaskë për pak sa nuk bie në det (VIDEO)

Date:

Gjatë aterrimit, një avion pasagjerësh doli nga pista – dhe pothuajse u fut në det. Dymbëdhjetë pasagjerë janë lënduar.

Një avion me 42 persona në bord, në shtetin amerikan të Alaskës është aksidentuar dhe pothuajse është future në det, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. Në aksidentin e mbrëmjes të së enjtes (me kohën lokale), dy pasagjerë janë plagosur në qytetin Unalaska në një ishull, në detin Bering.

Dhjetë të tjerë u trajtuan për trajtim mjekësor, njoftoi linja ajrore PenAir për mediat lokale. PenAir kreu fluturimin e planifikuar 3296 nën urdhërin e linjës ajrore Alaska Airlines, informon Shtegu.com.

Avioni që erdhi nga Anchorage, rreth 1300 kilometra larg, u ul në provën e dytë të uljes dhe më pas u doli nga pista në fund të saj. Fotografitë tregojnë avionin e varur mbi një argjinaturë bregdetare dhe hundën e tij thuajse në ujë.

Shkaku i aksidentit fillimisht ishte i paqartë. Mediat lokale cituan dëshmitarët okularë se avioni kishte një rrëshqitje të fortë të bishtit. Autoritetet kompetente njoftuan fillimin e hetimeve për shkakun e aksidentit.

Midis 39 pasagjerëve ishte edhe ekipi i notit nga një shkollë e Alaskës. Njoftohet se nxënësit dhe shoqëruesit e tyre nuk janë lënduar.

 

https://abcnews.go.com/US/high-school-swim-team-members-shaken-safe-plane/story?id=66363658&cid=social_twitter_abcn

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...