Anketa e re/ Ja kush i fiton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

Date:

Në pyetjen “Nëse nesër do të mbahen zgjedhjet parlamentare për cilën parti do të votoni?”, qytetarët e anketuar nga agjencia “Market Vision” kanë shprehur preferencat politike duke qenë matës të rejtingut të partive politike. VMRO-DPMNE kryeson në këtë anketë me 39.8%, ndërsa LSDM radhitet e dyta me 31.2%. Sa i përket partive shqiptare: BDI kryeson me 9.6%, por e dyta radhitet Aleanca për Shqiptarët (ASH) me 6.8%. Në vend të tretë është Lëvizja BESA me 1.2%. Pas këtyre partive radhiten: E majta me 0.9%, PDSH me 0.6%, VMRO-Partia Popullore me 0.6%…etj. Ajo që bën përshtypje në këtë anketë është se 31% e të pyeturve janë deklaruar se nuk dijnë, ndërsa 22.5% se nuk do të votojnë. Mbi 19% kanë thënë se nuk duan të zbulojnë se cilën parti. Anketa është realizuar nga 17 – 24 shtator për nevojat e portalit Mkd.mk, ku janë anketuar 1200 qytetarë përmes metodës CATI (anketë telefonike me ndihmën e kompjuterit), ku janë anketuar të gjitha komunitetet në bazë të përqindjes. Anketa e plotë KËTU. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...