Një «berber» nga Kosova arrestohet në Zvicër, punonte ilegalisht

Date:

Policia kantonale në Schwyz ka kryer rreth 20 kontrolle për punë ilegale. Me këtë rast, ajo zbuloi tre punëtorë duke punuar ilegalisht.

Kontrollet e autoriteteve zvicerane të kantonit Schwyz u kryen të enjten, nëpër kantiere, në hotelieri dhe në kompanitë e shërbimeve, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Në gjithsej 20 kontrolle në kantonin e Schwyz u zbuluan tre persona, dy prej tyre po qëndronin ilegalisht në Zvicër,  prandaj u arrestuan.

Personi i parë është një sirian 19-vjeçar, i cili ka punuar pa leje pune në Lachen, në një sallon floktarieAi nuk u arrestua sepse kishte një lejeqëndrimi në Zvicër.

Një kosovar 26-vjeçar gjithashtu ka punuar ilegalisht. Ai u kap në Ibach, në momentin që po i priste flokët një klienti.

Gjithashtu ilegalisht ka punuar edhe një vietnamez, i cili u kap në kuzhinën e një restoranti në Goldau.

Kosovari dhe vietnamez do të duhet t’i përgjigjen prokurorit të Innerschwyz, siç njoftoi të premten më tej policia kantonale Schwyz.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...