Horror pushim në Zvicër, humbë jetën fëmija pesëvjeçar

Date:

Në një vend kampimi në Muzzano TI të Zvicrës, mbrëmjen e së martës, pak para orës 20.30, ka humbur jetën një fëmijë pesëvjeçar nga Zvicra gjermanofolëse.
Sipas hetimeve të para policore, nëna e kishte lënë të vetme fëmijën në veturë, përderisa termometri kishte arritur shkallën prej 33 gradë celsius. Supozohet se tragjedia ka ndodhur për shkak të vapës së madhe.

 

Përkundër përpjekjeve të policisë dhe ambulancës për të reanimuar fëmijën, ai vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa një ekip mjekësor është përkujdesur për pasojat psikologjike të dëshmitarëve të rastit.
Prokuroria publike ka filluar hetimet, për të ndriçuar rastin në tërësi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...