Masakra e shqiptarit, gjurmët shkojnë në Maqedoni

Date:

 

Lidhur me vrasjen e studentit shqiptar Xhuliano B. më 9 qershor në Wemmel të Belgjikës, e përditshmja belge „L` Avenir shkruan se hetimet lidhur me masakrimin e tij janë në vazhdim e sipër, ndërsa tashmë personi Vincent D.B. është i dyshuar për masakrimin e trupit të shqiptarit dhe po mbahet në arrest, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, është arratisur në Maqedoni.

 
Të përkujtojmë se trupi i studentit shqiptar ishte zbuluar në një fushë, ku kufoma e masakruar u gjet nga disa punonjës të bashkisë Jette, në një çantë të madhe. Mbetjet trupore u dërguan menjëherë pranë Mjekësisë Ligjore. Një pedagog i Mjekësisë dhe ekspertët mjekoligjorë kishin shkuar në vendin ku u gjet trupi i pajetë, ndërsa prokurorët në Halle-Vilvoorde nisën hetimet që u fokusuan kryesisht në identifikimin e kufomës dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së tij.

 
Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe trafik kanabisi. Ai ishte student në vitin e parë të Universitetit Libre në Bruksel, ku studionte për Drejtësi dhe Kriminalistikë. Mësohet se janë lajmëruar familjarët, teksa po kryen hetimet për të përcaktuar rrethanat e vrasjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...