Gazetari Ademi: CAS e shpëtoi dinjitetin e futbollit

Date:

Gazetari  më i vjetër sportiv në Maqedoni, Safet Ademi që sot akualisht punon në televizionin Alsat-M në Shkup, për portalin “Shtegu” ka komentuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë ndaj Serbisë. Sipas Ademit që llogaritet një nga njohësit më të mirë të Rregulloreve të futbollit, me vendimin e saj CAS ka përmirësuar gabimin e UEFA-së dhe shpëtoi futbollin nga dhuna dhe dinjitetin e tij. “Jam realisht i emocionuar. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, me  këtë vendin përmirësoi gabimin më të madh që kishte bërë UEFA. E kam thënë që pas asaj ndeshjeje se UEFA, me ndikime nga jashtë mund të merr vendim të gabuar, por CAS tani me kthimin e tre pikëve Shqipërisë që edhe i takuan, e shpëtoi futbollin nga dhuna. Futbolli zakonisht duhet të përçojë një mesazh  për ndershmëri, e jo për dhunë.”, ka thënë gazetari Ademi për „Shtegu.com“. Sipas tij nëse UEFA, do të kishte marrë vendim të drejtë që në shkallën e parë, me siguri se në stadiumet evropiane do kishim më pak dhunë dhe ofendime. Shqipërisë iu dhanë tri pikët e marra në mënyrë të padrejtë nga UEFA dhe tani shton gjasat reale për t’u kualifikuar direkt në Euro 2016, i cili mbahet në Francë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...