Komuniteti shqiptar në Çikago dhuron 27.000 dollarë për Lagjen e Trimave (Foto-Dokumente)

171 Lexime

Banorët kanë përshëndetur mënyrën transparente në të cilën koordinatori Valon Ademi ka shpërndarë ndihmat, duke thënë se vetëm shpërndarja në këtë mënyrë eviton çdo keqkuptim dhe dyshim për manipulime

 

Në prag të festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunitetit Shqiptar në Çikago,  Azem Begzad Aliu, në bashkëpunim me nipin e tij, Valon Ademi nga Kumanova, në shenjë mbështetje dhe solidarizimi kanë grumbulluar ndihma prej 27.200 dollarëve për banorët e Lagjes së Trimave që pësuan dëme në aksionin policor më 9 dhe 10 maj.

 

“Këto të holla ia dorëzuam Këshillit të Emergjencës, e më pas ua shpërndamë 68 kryefamiljarëve dhe secilit prej tyre u dhanë nga 400 dollarë. Aksioni nuk përfundon me kaq, por jemi në pritje të ndihmave edhe nga shumë Organizata tjera Shqiptare ne SHBA, që dhe kësaj radhe do të dërgojnë ndihmat për shqiptarët që pësuan në rastin e Kumanovës, sikurse që kanë dërguar çdo herë në të kaluarën kur bashkëkombasit tanë kanë pasur nevojë për ndihmë”, deklaroi Valon Ademi, koordinatori për shpërndarjen e këtyre ndihmave.

 

Prej ditës së parë kur filloi kthimi i banoreve në shtëpitë e tyre në lagjen e Trimave në Kumanovë, menjëherë në shenjë solidarizimi me ne filluan të arrijnë vizitorë e donatorë nga te gjitha anët e botës, duke na mbështetur shpirtërisht dhe materialisht, si me ndihma humanitare, e po ashtu edhe me te holla. Shqiptarët e Amerikës tradicionalisht kanë qenë ndër të parët që u kanë ofruar ndihma bashkëkombësve të vetë, kurse në mesin e tyre është shquar edhe Komuniteti Shqiptar në Çikago i udhëhequr nga Z. Azem Begzad Aliu. Zoti i bekoftë shqiptarët.

 

Meqë nuk është anëtar i Shtabit të Emergjencës në Lagjen e Trimave, Valon Ademi ai ka refuzuar që të hollat të dërgohen në xhirollogarinë e tij bankare, por për të qenë më transparent, ka kërkuar që të hollat të dërgohen në xhirollogarinë bankare të kryesisë së Shtabit Emergjencës.

 

“Pastaj unë në prezencën e 68 kryefamiljareve ua shpërndava të hollat të gjithë të dëmtuarëve me rastin e aksionit policor 9 dhe 10 Maj. Veprimtari i njohur shqiptar Azem Begzad Aliu, më caktoi mua si koordinator për këtë aksion, si nip i tij dhe pasi ka besim te unë, duke i marrë parasysh organizimet tjera që i kemi bërë në SHBA me komunitetet tjera shqiptare për shume organizime të ndryshme. Gjithashtu me është dhënë detyrë mua që të jem në kontakt me të gjitha komunitetet shqiptare në SHBA, që të vazhdojmë aksionin për grumbullimin e ndihmave të nevojshme”, thekson Ademi.

 

Ai ka insistuar që te gjithë banoret e dëmtuar te nënshkruhen dhe te publikohen në gazetën LAJM dhe në mediume tjera, me qëllim që të dihen saktë se kush janë 68 kryefamiljaret e dëmtuar që pranojnë të hollat, “dhe nëse ka dikush ndonjë vërejtje, apo kemi futur ndonjë emër me gabim, te jetë kritika me vend”. “Dhe te gjithë te hollat tjera qe do dërgohen nga SHBA te Valoni, do te shpërndahen ne këtë mënyrë si ato të dërguara nga komuniteti shqiptar i Çikagos”, shton Ademi.

 

Banorët kanë përshëndetur mënyrën transparente në të cilën koordinatori Valon Ademi ka shpërndarë ndihmat, duke thënë se vetëm shpërndarja në këtë mënyrë eviton çdo keqkuptim dhe dyshim për manipulime. /Lajm/344wl6u2345/