Miku i Gruevskit merrë një goditje të fortë

Date:

 
 

Kryeministri hungarez Viktor Orban që është kryetar i partisë FIDES do të përjashtohet nga Partia Popullore Evropiane, aty ku bëjnë pjesë të gjitha partite konservatore djathtiste evropiane. 20 parti anëtare të PPE-së kanë nënshkruar deklaratë dhe kanë kërkuar zyrtarisht përjashtim in e Orbanit dhe partisë së tij nga organizmi i tyre simotër politik.
Kjo u bë e ditur nga lideri i PPE-së, Xhozef Daul. Kjo çështje do të shqyrtohet më 20 mars në takimin e radhës, përcjellë INA.

 

PPE është partia më e madhe në Parlamentin Evropian dhe në të janë të gjitha partitë djathtiste, mes të cilave edhe CDU e Angela Merkel. Orban duke komentuar këtë nismë tha se ata që kërkojnë përjashtimin janë idiotë dhe që i shërbejnë interesave të qendrës së majtë. Anëtare e PPE-së është edhe VMRO-DPMNE, ndërsa ish-lideri i saj u arratis në Hungari, duke gjetur mbështetjen tek miku i tij Orban, që nuk respekton ligjet dhe standardet evropiane. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...