AHMET ZOGU, udhëheqësi më i ri në botë, një admirues i madh i letërsisë franceze

Date:

Nga Aurenc Bebja, Francë – 2 Mars 2019

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 gushtit 1925, në faqen 3, një shkrim në lidhje me pasionin e Ahmet Zogut për letërsinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

LETËRSIA JONË NË SHQIPËRI

  1. Stavro Stavri, shkrimtari shqiptar i përmendur në botimin tonë të 3 gushtit, na shkruan se Z. Ahmet Bej Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, gjatë kohës së lirë, që administrata e vendin e tij i mundëson, merret me njohjen e letërsisë franceze; ai është një admirues dhe një mik i madh i dramaturgëve dhe poetëve tanë lirikë.

Ky president, i cili është udhëheqësi më i ri i një shteti në botë (ai është vetëm tridhjetë vjeç), pëlqen të flasë në gjuhën tonë me rrethin e tij dhe ka mbushur bibliotekat me shumë vepra të shkëlqyera franceze.

Duhet të theksojmë gjithashtu se dramaturgët shqiptarë kanë një simpati të veçantë për teatrin tonë dhe priren të frymëzohen nga teknikat e tij. Artistët tanë janë të sigurte të gjejnë në publikun shqiptar mirëseardhjen më të ngrohtë./koha.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...