Pavarotti në një dokumentar

Date:

Mbrëmjen kur u ndanë çmimet Grammy, kompania filmike “CBS Films” publikoi një pjesë nga dokumentari që po përgatit për tenorin e madh italian, Luciano Pavarotti.

Projekti ende është në fazën e prodhimit. Magjia e zërit të tij është e njohur në mbarë botën, ndaj regjisori Ron Howard do të përpiqet të sjellë anën njerëzore të Pavarotti-t. Familja e tenorit i ka dhënë akses të plotë atij për të hyrë në arkivin e Luciano Pavarotti-t, që nga intervistat që ka zhvilluar e deri tek performancat live në disa shtete.

Luciano Pavarotti mbetet një nga zërat me mahnitës, i cili u duartrokit nga e gjithë bota dhe mbi të gjitha riktheu operën te njerëzit. Dokumentari pritet të dalë në kinematë amerikane më 7 Qershor.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...