Parlamenti i Australisë përballet me tentime për hakim

Date:

Autoritetet në Australi kanë thënë se janë duke hetuar një tentim për të hakuar rrjetin kompjuterik të parlamentit të këtij vendi.

Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” se dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie, njofton Klan Kosova.

Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që hakimi ka tentuar të kryhet nga një shtet i huaj.

Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.

Ai ka thënë se më tani nuk ka pretendime se agjencitë qeveritare janë shënjestruar.

Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten, e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.

Qeveria e Australisë është përballur me një numër të sulmeve kibernetike në vjetët e fundit, derisa mediat lokale kanë bërë përgjegjëse Kinën për disa prej tyre, shkruan BBC. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...