Italiani falsifikon diplomën e kirurgut nga Kosova dhe punon në spitalin gjerman

Date:

13:58:56                  2019-02-07

 

 

Paraqitje e bindshme, natyrë miqësore, elokuente, gjithmonë i besueshme dhe (me sa duket) absolutisht kompetent: Matteo Politi (38) ishte një mjek i besuar nga pacientët dhe kolegët, shkruan „Bild“, përcjell Shtegu.com.

Por shtetasi italian, i cili ka punuar si një kirurg plastik dhe repartin e emergjencës të disa spitaleve në Itali dhe Rumani, ka pasur mashtruar për vite të tëra eprorët, kolegët dhe pacientët. Ai kurrë nuk kishte studiuar mjekësi – madjenuk ka pasur as edhe një diplomë të shkollës së mesme.

Tani, mashtruesi elegant u zbulua dhe u arrestua në kufirin rumuno-hungarez. Njëra prej kolegeve të tij e ka demaskuar, shkruan gazeta rumune „Libertatea“, përcjell Shtegu.com. Pasi Politi, i cili më në fund u paraqit si shtetas britanik dhe nën emrin Matthew Mode, nuk ka ditur as se si lahen duart në aspektin mjekësor, as nuk ka ditur se si vishen dorezat mjekësoer dhe as që ka mundur të japë ndonjë injeksion.

Pastaj, gjatë një operacioni të gjirit, ishin shkaktuar shumë komplikime. Por, për fat të mirë, pacientes nuk i kishte ndodhur asgjë. Pas kësaj, menaxhmenti i spitalit i kishte kontrolluar dokumentet e tij dhe kanë konstatuar rezultate tronditëse. Diploma e tij si mjek, ka qenë e rreme, me pretendim se e kishte marr në Kosovë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...