13:06:02 2019-02-06
Për shkak se punonjësit e kontrollit të trafikut ajror francez, papritmas u futën në grevë të martën mbrëma, në aeroportin e Bazelit janë anuluar rreth 40 fluturime.
Një grevë e paparalajmëruar e kontrollit të trafikut ajror, mbrëmjen e së martës ka ndikuar që në Euro-Airport të Bazelit të anulohen rreth 40 fluturime, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Greva zgjati deri në mëngjesin e së mërkurës në orën 08.00. Që nga kjo kohë, aeroporti është duke funksionuar pa probleme.
Rreth 40 fluturime – 25 nisje dhe 12 arritje – janë anuluar. Rreth 800 udhëtarë duhej të strehoheshin në hotele për shkak të anulimeve të fluturimeve. Një total prej 3.700 pasagjerësh janë prekur nga kapaciteti i reduktuar i aeroportit.

