Shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup i pari uroi për Protokollin e nënshkruar

Date:

Shkup, 6 shkurt – Ju uroj që i dhatë fund një procesi me këtë Protokoll për inkuadrimin në NATO. Tani presim ky proces i realizimit të Protokollit të rrjedhë në mënyrë të përkryer, ndërsa Zyra e NATO-s është këtu që t’ju këshillojë, t’ju mbështesë deri në moment të fundit, kur të bëheni anëtare e Aleancës, që do të jetë një proces pak më i gjatë integrues, deklaroi shefi i zyrës së NATO-s në Maqedoni, Zoran Jankoviq, menjëherë pas nënshkrimit të Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO, në Bruksel.

Jankoviq, i cili së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, ceremoninë në Bruksel e ndoqi në Media qendrën e Qeverisë, shtoi se para Maqedonisë mbetet akoma punë për t’u bërë.

Këtu, gjithsesi, mbetet Programi për reforma të cilin duhet ta ndiqni. Presim vendi i juaj të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Siç tha sekretari i përgjithshëm ju do të ftoheni të merrni pjesë në takime të Aleancës. Edhe njëherë dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë nënshkrim të Protokollit”, deklaroi Jankoviq. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...