Shqiptari ndërron jetë gjatë aksidentit me kuaj, dy bashkudhëtarët zhduken

Date:

12:44:55                  2019-02-06

 

 

Një vozitës shqiptar ishte përplasur të dielën me dy kuaj në autostradë dhe ka humbur jetën, ndërsa kuajt ngordhën. Tani është bërë e ditur se me te kanë qenë edhe dy persona të tjerë në veturë, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com.

Të dielën, pak para orës 04.00 një vozitës 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në autostradën A3 në drejtim të Cyrihut. Rreth një kilometër pas tunelit „Blatt“ në ëollerau SZ, ai u përplas me dy kuaj që po ecnin të lirë në autostradë.

Pavarësisht reanimacionit të menjëhershëm të ekipit të shpëtimit, ai vdiq në vendngjarje.

Siç shkruan „Blick“, në veturë nuk ka qenë vetëm vozitësi tashmë i ndjerë, përcjell Shtegu.com. Gjithashtu dy punonjës të vozitësit që menaxhonte një kompani pastrimi, kanë qenë në veturë. Megjithatë, kur policia arriti në vendin e aksidentit, nuk gjeti gjurmë të dy bashkudhëtarëve.

Vetëm të nesërmen u bë e qartë se personat e kishin lënë vendin e aksidentit para kohe. Kryeprokurori thotë: „Një dyshim fillestar për mosdhënien e ndihmës ende nuk është vërtetuar“.

Gjatë hetimit, u bë e qartë se të dy personat kishin punuar për viktimën pa leje pune në kompani. Tani rasti i është dorëzuar Entit zviceran të migrimit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...