Pas një aksidenti tragjik: Pesëvjeçarit ia shpëton jetën celulari

Date:

„Babi, mami dhe Sissy kanë vdekur“

 

Duke u kthyer nga një shëtitje në liqe, është shkaktuar një aksident tragjik. Nëna dhe e bija e humbin menjëherë vetëdijen. Vteëm djali i vogël pesëvjeçar arrit të shpëtojë nga vetura e shkatërruar. Ai e merr celularin e s`ëmës dhe e thirrë babain. Kjo ia shpëton jetën.

 

Së bashku me t`ëmën dhe motrën, fëmijë i vogël pesëvjeäar ishte duke u kthyer nga një shëtitje në një liqe. Papritmas, vetura e tyre e humbë drejtimin duke u përplasur me një shtyllë betoni, informon „Mirror online“.

Kadyn-teaser

Kadynit të vogël i shkoi përdore që t`ia marrë t`ëmës celularin dhe ta thërrasë babain e tij, në momentin kur e ëma dhe e motra e kishin humbur vetëdijen.

 

„Babi, mami dhe Sissy kane vdekur, unë jam në një shkurrë të një mali“, i ka thënë babit fëmija. Alex Depasquale menjëherë e ka informuar xhaxhain e bashkëshortes, një shef i policisë lokale.

 

Për të përcaktuar koordinatat e veturës, Kadynit të vogël i është dashur të thërrasë edhe në polici, e cila menjëherë e ka lokalizuar celularin se në cfarë vendi gjendej. Pas një kohe të shkurtër, forcat e sigurisë dhe ndihma e shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes. Ata kanë arritur të shpëtojnë fëmijën pesëvjeçar dhe ta dërgojnë në shtëpi.

 

Pas arritjes së ndihmës së shpejtë, e ëma e tij tashmë kishte ndërruar jetë, ndërsa e motra Kelsey ka qenë duke marrë frymë. Me një helikopter është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt, por një ditë më vonë edhe ajo ka ndërruar jetë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...