Zyrtari amerikan: Vizita e Pompeos, mbështetje për rajonin

Date:

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi do ta vë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e aleancës. Kështu i ka thënë Zërit të Amerikës, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit, vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Megjithëse vizita nuk ka për synim bisedimet e Kosovës dhe Serbisë, zyrtari tha se emërimi i zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit Matthew Palmer, si i dërguar i posaçën për Balkanin, tregon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve në rajon. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të përqendruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është në anën strategjike i rëndësishëm për vizionin e bashkimit, lirisë dhe paqes të Evropës. Më herët Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Vizitat janë planifikuar të zhvillohen ne periudhën nga data 1 deri më 6 tetor. Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Pompeo do të zhvillojë takime me udhëheqësit e këtyre dy vendeve të Ballkanit. Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Pompeo do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit. Ndërkaq në Itali, përveç takimeve me udhëheqësit shtetëror, Pompeo do të vizitojë edhe qytetin e Abruzzos, ku e kanë pasur shtëpinë paraardhësit e tij. Në Vatikan, sekretari Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium të organizuar nga SHBA-ja dhe Selia e Shenjtë, me organizatat religjioze. “Pompeo do të ketë edhe një audiencë private me Papa Françeskun”, thuhet në njoftimin e departamentit të Shtetit./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...