Zvicra do ta ndihmojë edhe më tej Ballkanin

76 Lexime

Në një konferencë për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, lidhur me një konferencë të organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe Sekretariati Shteëror për Çështje Ekonomike (SECO), u tha se Zvicra edhe më tej do të angazhohet për të ndihmuar vendet ballkanike
Pothuajse një çerek shekulli pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe fundin e regjimit komunist në Shqipëri, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur shumë në rrugën drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë së tregut. Por ka ende shumë për të bërë. Një nga sfidat më të mëdha edhe më tej mbetet në veçanti decentralizimi, përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i pjesëmarrjes së qytetarëve. Të ftuar të ndryshëm nga vendet e këtij rajoni kanë shprehur mendimet e veta në konferencën vjetore për bashkëpunimin zviceran me Evropën Lindore, e cila u mbajt në Biel të Zvicrës më 29 maj 2015. Në diskutimet e tyre gjithashtu u përqendrua edhe në ofrimin e shërbimeve efikase dhe të besueshme të komunave.

Në Shqipëri, një vend i cili në të kaluarën ishte tepër i centralizuar, vetëm 9% të të hyrave publike janë të dedikuara për autoritetet lokale janë të vendosur. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në këtë drejtim në mënyrë të qartë qëndrojnë nën mesataren evropiane prej 24%. Zvicra, e cila ka një përvojë të gjatë me strukturat federale, do të mbështesë edhe më tej procesin e decentralizimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Qëllimi i saj është që të kontribuojë për një afat të gjatë në forcimin e komunave. Në këtë tubim, gjithashtu u diskutua edhe për papunësinë e madhe me të cilën po ballafaqohet rajoni.