Zviceranët të mahnitur me shërbimet e kosovarit
18:29:35 2016-04-30
Në shikim të parë, kafeneja në tregun e fshatit në Bolligen është një restorant si edhe çdo tjetër. Në mëngjes, mysafirët porosisin kafe e kifle krosan dhe lexojnë gazeta. Më pas vjen edhe koha e drekës. Dhe pasdite vijnë pensionistët për një kafe dhe copë torte, që kushtojnë vetëm 6.50 franga. Por, nga këndvështrimi tjetër, kjo kafene duket më ndryshe nga të tjerat. Që nga viti 2002, ajo ka qenë e udhëhequr nga Agilas, ish Fondacioni Rosa Nojenshvander, i cili të rinjve me nevoja të veçanta u jep mundësi për tu inkuadruar në jetën e përditshme – për shembull në formën e një arsim paraprofesional. Ata janë të përkujdesur nga persona profesionistë dhe me përvojë.
Nazim Mziu është një njeri i tillë, me përvojë të ngjeshur profesionale. Pothuajse nëntëmbëdhjetë vite më parë. kosovari me shtetësi zvicerane iu kishte përveshur punës si kamarier në këtë kafene. Me një buzëqeshje të sinçertë, ai pohon se 99 për qind të mysafirëve i njehë me emër dhe mbiemër. Shumica nga ta vijnë për çdo ditë në kafene, ndërsa shumica e tyre janë pensionistë. Po që se zotëri X vjen vjen në mëngjes në restorant, Nazim Mziu nuk e pyet se çka dëshiron të pijë, por ia sjellë kafen e preferuar. Apo, nëse zonja Y është e ulur mendueshëm në tavolinë, ai i ulet përskaj dhe e pyet se çfarë problemi është duke e munduar. „Këtu jemi sikur një familje e madhe“, deklaron Nazimi për „Berner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.
Kafeneja nuk ka mundur të jetë në vend më strategjik se sa është tani, ballëpërballë supermarketit Coop. Me rreth pesëdhjetë ulëse brenda dhe rreth dyzet të tjera jashtë lokalit, kafeneja nuk është shumë e madhe por edhe jo e vogël. Për Agilas këtu ka qenë shumë ngushtë, prandaj ai është larguar, ndërsa përgjegjësinë e ka marrë Nazim Mziu. Është hera e parë që ai posedon një firmë të veten, ka spjeguar më tej Nazimi 45-vjeçar. Me pronarin e lokalit që selinë e ka në Zug, ai ka nënshkruar një marrëveshje për qira deri në vitin 2019.
Nazimi shërbimin e ka ndërmarrë me dy bashkëpunëtore me orar të pjesërishëm. Kuzhinieri edhe më tej është ai që ka qenë i punësuar te Agilas, ndërsa fondacioni këtu ofron dy vende për trajnim në fushën e kushinës, për të rinj. „Është një zgjidhje shumë e mirë“, vazhdon Nazimi. Gjatë drekës, në lokal shiten rreth 40 meny, ndërsa dy herë në javë dërojnë ushqim në fondacion.
E përshtati: N. Paliku