Zviceranët e pranojnë vendimin e ashpër: Nëna kosovare mund t`i kthehet fëmijës shtatëvjeçar

Date:

E detyruar të largohet nga Zvicra në vitin 2013, një nënë kosovare mund t`i bashkohet vajzës së saj shtatëvjeçare. Kështu ka vendosur Gjykata federale zvicerane lidhur me vendimin e autoriteteve të Kantonit Valis, për ta dëbuar kosovaren.

 

 

 

Autoritetet e Valisit kanë qenë shumë të ashpër lidhur me dëbimin e një shtetase kosovare në vitin 2013. Kjo nënë kosovare, e vendosur në Sion në periudhën prej 2001 deri 2004, më pas sërish nga viti 2007, ishte dëbuar nga territori i Zvicrës, pasi i ishte anuluar leja e rregullt e qëndrimit pas ndarjes. Në një vendim të shqiptuar në fillim të kësaj jave, Gjykata federale zvicerane ka theksuar se ky vendim ka qenë „tepër restriktiv“, dhe se nëna e re 26-vjeçare kosovare mund të kthehet në Zvicër.

 

 

 

Në vitin 2008, ajo kishte lindur një vajzë në Valis, nga një shtetas italian me vizë C. Pasojat e kësaj lindjeje: Babai e fiton të drejtën për përkujdesje të fëmijës, pasi kosovarja ka qenë pa dokumente të rregullta. Më pas, ajo parashtron kërkesë për të fituar azil, por kjo kërkesë i refuzohet, shkruan „20 Minutes“ frankofone, transmeton „Shtegu.com“. Ky veprim u cilësua si politikë migrimi joadekuate nga instanca më e lartë zvicerane. Aq më tepër, që kosovarja nuk ishte dënuar asnjëherë për çfarëdo qoftë delikti. „Interesi privat i kosovares për të banuar në Zvicër, në afërsi të vajzës së saj, si dhe interesi i vajzës që të ketë afër emocionalisht nënën e saj biologjike, është më i madh se interesi i politikës restriktive të migrimit“, kishin vendosur gjykatësit më të lartë zvicerane. Ata i kanë sugjeruar Entit zviceran të migrimit që ta pajisin kosovaren me lejeqëndrim të rregullt.

 

 

 

„Shpresoj se ky vendim i Gjykatës federale zvicerane do të na detyrojë të mendojmë më ndryshe lidhur me politikën e migrantëve, të cilët ndonjëherë gjenden në situata ekstreme“, ka deklaruar deputetja demokrishtere, Madeline Heiniger.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...