Zhvendoset një kamp refugjatësh me shqiptarë në Francë

48 Lexime

18:54:51                    2019-05-15

 

 

Një kamp migrantësh nga Europa Lindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, nga shërbimet e bashkisë është demoluar kësaj të mërkure në mëngjes, në lagjen Cronenbourg në Strasburg.

Kampi ishte vendosur nën pemë, para ndalimit të tramvajit në Ducs d`Alsace, që nga mesi i marsit, duke u rritur gradualisht deri në një argjinaturë nga ana tjetër e rrugës Arthur-Rimbaud. Rreth gjashtëdhjetë persona, duke përfshirë rreth pesëmbëdhjetë fëmijë, kanë qenë të vendosur në kamp. Këto familje vijnë nga Serbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Operacioni filloi rreth orës 08.00 dhe u zhvillua në qetësi. Migrantët janë evakuuar në mënyrë progresive me një autobus duke u dërguar në një gjimnaz në Strasburg, ku dosjet e tyre duhet të shqyrtohen nga shërbimet shtetërore, të cilët do të vendosin për riorientimin e tyre, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com.

„Punuam shumë për t`i denoncuar kushtet e padenja të këtij kampi, situata nuk ishte e qëndrueshme. Të vendosurit filluan të kenë probleme shëndetësore nga shiu dhe lagështia“, ankohet Alexandre Papadopoulos, nga kolektivi „D’Ailleurs nous sommes d’ici „, i pranishëm në vend.

Aktivisti i njeh mirë personat e pranishëm në vend: „Ka kërkues të azilit dhe të tillë që u është refuzuar azili. Këta janë shpesh `Dublines` (në lidhje me Rregulloren e Dublinit për azilkërkuesit) që me siguri do të kthehen në vendin e tyre të hyrjes në Bashkimin Europian – në shumicën e rasteve, Gjermani. Por ata me siguri do të kthehen“.“, ka përfunduar Alexandre Papadopoulos.