Zhurnal: Dauti Komerc kompani me mbi 500 të punësuar, vitin tjetër synon të ritë numrin deri në 1000

334 Lexime
Pronari i komapanisë prestigjioze “Dauti”, Xhemail Dauti nga Maqedonia në një intervistë për “Zhurnal”  flet për rritjen e kompanisë së tij  nga disa të punësuar në një kompani gjigante e cila sot numëron ë Maqedoni afër 500 të punësuar.

Ai flet se gjithë suksesi është si rezultat i punës së palodhshme të menaxhmentit të kompanisë, vendosshëmrisë dhe zhdërvjelltësisë për të konkuruar në tregë.
Dauti  tregon se periudha më rëndë për kompaninë  ka qenë gjatë krizës kosovare në vitin 1999, ndërsa pas kësaj krize cdo vit kompania ka shënuar rritje permanente.

“ Që nga themelimi i kompanisë në vitin 1990-të, ne e kemi organogramin e zhvillimit. Në mënyr permanente Dauti Komerc ka pasur rritje përcec luftës në Kosovë dhe Maqedoni kur ka pasur rrënie.

Ndjemi krenar që kemi rritje permanente  sidomos në 10 vjecarin e fundit kur jemi etabluar me sukses në tregë dhe kemi një rritje frapante. Në Saraj është Qendra e Dauti-Komercit  ku janë pozicionuar IMPORTI dhe distribuimi i produkteve të konsumit të gjërë .Dauti ka edhe 5 pika tjera të shitjesë nëpër Maqedoni edhe atë Shkup, Tetovë dhe Strugë. Në Saraj është pozcionuar edhe kompani si motër  “DAUTI-TRANSPORT SHPED. Në total vetëm në Maqedoni kemi afër 500 punëtor”, ka deklaruar Xhemail Dauti.

Kompleksi Dauti-Komerc në Saraj është Qendër regjionale , prioritet ka kuadri nga komuna e Sarajit

Pronari nuk ngruron të flet edhe për Qendrën e madhe biznesore dhe për distribuim në hyrje të Sarajit të Shkupit.
“ Është Qendër biznesi e specializuar për import  dhe distribuim të konsumit të gjërë  me theks të vacant për produktet ushqimore. Kjo Qendër është e ndërtuar me të gjitha standardet bashkëkohore dhe ka për qëllim rregullimin e tregut dhe furnizimin me produktet për konsum të gjërë. Kompleksi në Saraj është  bërë me dimenzione regjionale. Këtu bëhen eskportet, reeksportet nga e gjithë bota. Për Komunën e Sarajit veprimtari e DAUTI Komercit ka efekte direkte dhe indirekte. Sidomos përzgjedhja e kandidatëvv që punsohen në kompanin tonë, kanë prioritet ata që janë nga Komuna e Sarajit. Ne si kompani mbështesim projektet shoqërore në këtë komunë”, ka theksuar Dauti.

Idet e të rinjëve përkrahen 24 orë nga Kompania Dauti-Komerc

Kompania Dauti  ju jep mundësi  studentëve dhe nxënësve shqiptar në Maqedoni Sipas tij kompania ka bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Evropës Juglindore, USHT dhe shkollat e mesme në duke ju mundësuar studentëve punë praktike 50 studentëve.
“Kompania Dauti-Komerc ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me universitetet, USHT-në, UEJL-në dhe shkollat e msme. Ne ju ofrojm një afërsi të rinjëve në kompaninë tonë sidomos në praktikë. Kishim një konkurs për punë praktike për 50 studentë. Ne përkrahim iniciativa dhe projekte për të rinjët  dhe ne asnjëher nuk i lëmë ato iniciativa që të heshtin. Kjo mbështetje ndodhë direkt nga kompania jonë por edhe nga Fondacioni DAUTI.

Dauti-Komerc vazhdimisht ka konkurse të hapura për punësim

Drejtori Dauti thotë se kompania gjigante në kontinuitet ka nevojë për kuadro profesionale të cilët mund të angazhohen për rritjen e kompanisë. Ai thotë se të  kandidatët  për tu punësuar në “DAUTI” kalojnë nëpër filtra të rrepta.

“Sa i përket punësimeve, te kompania jonë ka konkurse të hapura permanente. Kemi nevojë për kuadro, por kemi edhe kritere rigoroze në filtrimin e kuadrove profesionale. Një i ri pasi të inkuadrohet , kompania ka metodologji të avancimit të kuadrove profesionale dhe shumë shpejt vajzë dhe djemë ndërtojnë karriera të sukesesshme”, ka theksuar Dauti.

Dauti edhe në Malë të Zi. Kosovë dhe Shqipëri

Kompania Dauti  veprimtarin e vet e ushtron edhe ne Kosovë, Malë të Zi dhe Shqipëri. Në këto 3 shtete ka të punësuar 350 të punësuar ku ka menaxhment të shkëlqyeshëm.

Fondacioni Dauti  ndihmon studentët, të varfërit, kulturën dhe arsimin

Xhemali Dauti thotë se për të mirën e popullatës kishin vendosur që të themelojn edhe Fondacionin Dauti ku momentalish marrin pjesë më shumë se 20 kompani tjera të cilët janë pjesë e fondacionit.
“Fondacioni Dauti është themeluar para 5 viteve nga kompania jonë.Në këtë fondacion tani nuk është vetëm kompnai jonë, por ka edhe 20 kompani tjera. Fondacioni ka marr cmimin “STATUJA E ARTË” për inevstim në shoqëri dhe përgjegjësi shqoërore. Ky fondacion është një model unikat pasi prioritet ka përkrahjen e shoqërisë në  aspektin social, arsim, kulturë, shëndetësi,sport dhe sfera të tjera të jetës.

Fondacioni së shpejti do ta ndërroj emrin
“Pritet së shpejti ndëryshime në emrin e Fondacionit dhe organizimin e të njëjtit”, ka deklaruar Xhemali Dauti.

Si bëhesh milioner ?

Duhet zhdërvjelltësi dhe guxim. Para se gjithash punë e ndershme me vetëbesim dhe vizion. Të rinjët nuk duhet të ëndërrojn të bëhen milioner, por duhet të punojnë që një ditë t’ia arrin qëllimit .Qëllimi kryesor është që në jetë të krijohen vlera për veti dhe të tjerët.

 Punoj vetëm 7 orë në ditë

Cdo kush në botë duhet të punon vetëm 8 orë në ditë që të ketë rezultat në jetë. Në fillim për tu ngritur kompania kemi punuar edhe më shumë, por tani punoj vetëm 7 orë në ditë të cilët mjaftojnë dhe japin rezultatin e duhur.

Dauti në postet udhëheqëse ka gra

Në Dauti Komerc praktikohet sistemi i karrierës me cka ju mundësohen kushte të barabartë për avancim edhe grave dhe vajzave. Të punësuarit kanë edukim permanent në Maqedoni dhe Evropë. Në mënyr periodike organizohen “TIM BILDING” programe ku marin pjesë të gjithë të punësuarit sipas sektoreve. Këtu të punësuarit mësojn aftësi të reja për të përmirsuar komunikimin intern dhe sjellja ndaj klientëve.
Nga 24 sektore me 8 sektore udhëheqin grat dhe vajzat. Me këtë jepet mundësia që vajzave të shkolluara të realizohen përvec angazhimeve familjare edhe në karrierën afariste. (Zhurnal.mk)