Zaev në mënyrë të përkryer largoi subjektet shqiptare nga Qeveria

69 Lexime

 
 

Urim Saliu

 

Zaev në mënyrë të përkryer largoi subjektet shqiptare nga Qeveria, ato subjekte që ia bënë pikërisht qeverinë. Më parë ndodhi me ASH në dhe tani edhe me BDI – në. Kjo e fundit është tashmë vetëm formalisht në Qeveri sepse edhe kësaj radhe u shfaq një kryeministër i pushtetshëm që largon dhe zgjedhë kë të dojë. Ai ka të drejtë të bëhet edhe ministër. Ai ka të drejtë të jetë gjithçka. Ai e bën këtë sepse partitë shqiptare janë vetëm numra për tua formuar qeveritë maqedonasve dhe më pas një rreth I ngushtë edhe përfiton por mbi të gjitha mbetet I papërfillur. Ndërkombëtarët I kanë parë këto gjëra dhe ata e kanë kuptuar kameleonizmin maqedonas kundrejt nesh. Ata e dinë tashmë se çështja shqiptare akoma rri pezull dhe në realitetin e ri të këtij vendi vetëm një gjë ka ndryshuar, pra vetëm emri. Ne tashmë kemi frikë ta votojmë një parti shqiptare sepse ajo do tretet sapo të hyjë në Qeveri. Aty kanarinat e ëmbla shqiptare bëhen të dëgjueshëm dhe tregtia me fatet tona përherë i bën fitues palën tjetër./INA